Leo Messi mbetet në axhendën e Barcelonës. E përditshmja spanjolle Sport ka zbuluar planin e ri të Laporta-s: Objektivi është të sigurojë shërbimet e Messit që në janar, por ky nuk është aspak një mision i lehtë, është shumë i ndërlikuar për disa arsye.
E para dhe më e rëndësishmja, PSG nuk dëshiron të heq dorë nga Leo në mes të sezonit.
E dyta, marrëdhënia mes dy klubeve nuk është shumë e mirë, vështirë të mendosh se Al Khelaifi do ti bëj një nder Laportës.
Messi nga ana tjetër është nën kontratë, ndërsa nuk dëshiron të rrezikojë në një moment kyç për karrierën e tij, nuk preferon të përfshihet në diskutime të tilla përpara startit të Botërorit.