Pas dy vitesh ndërprerja për shkak të pandemisë Festa e Austrisë, një aktivitet i përvitshëm është rikthyer në qytetin e Shkodrës. Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner u shpreh se Austria do vijojë të mbështesë rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.
Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza i cili është organizatori i Festës së Austrisë u shpreh se Austria është një shtet vendimtar në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë 110 vite më parë.
Festa e Austrisë në Shkodër është një aktivitet i cili është kthyer në një traditë duke mbledhur bashkë autoritete vendore e rajonale, të klerit, intelektualë të qytetit e më gjërë të cilët ndajnë disa momente miqësore jashtë zyrave të tyre.
Comments are closed.