Si nip Shkodre, Ermal Meta na dhuroi një mbrëmje të mrekullueshme në oborrin e qëndrës rinore “Arka” duke na prezantuar librin e tij “Nesër e Përgjithmonë”.

Romani i tij e nis rrëfimin nga fshati Rragam dhe prek një periudhë kohore që nis nga fundi i luftës së dytë botërore e deri në vitet ‘90, duke nxjerrë në pah nevojën e njohjes me rrënjët tona. Një urë kulturore mes 🇦🇱🇮🇹 që na jep mesazhin për të mos harruar të shkuarën dhe t’i njohim brezat e ri me të.

Ermali është modeli i artistit që na flet bukur jo vetëm me nota muzikore por edhe pendë!