Kreu i PD Sali Berisha ka thënë sot se kur ka qenë kryeministër, as ai dhe as familja e tij nuk ka udhëtuar me charter.
Berisha shtoi se ai ka lëvizur me linjat tregtare, ku shpesh herë nisej në 3 të mëngjesit e për tu kthyer pas takimit në orët e vona të darkës me një linjë tjetër.
Berisha: Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare. Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas. Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro.
Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri.
Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter.Nuk do të jap shpjegime për një abuzim të tmerrshëm. të gjitha takimet, sistemi i linjave 2005-2013, nuk ka bërë kurrë të domosdoshme marjen e një charteri për një takim. Unë kam lëviz jo pak po ngrihu në 3 të mëngjesit, dhe bija në darke me linjën tjetër.
Comments are closed.