Tetori njihet edhe si muaji i antitrafikimit të qënieve njerëzore. Gjatë këtij viti në prokurinë e Shkodrës kanë shkuar tri raste që dyshohen për trafikim të qënieve njerëzore ndërsa në dy vitet e fundit Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila drejton Komitetin Antrafik u shpreh se janë nëntë raste të konfimurara të trafikimit të qënieve njerëzore. Prefektja Angoni shifrat i bëri të ditura gjatë aktivitetit sensibilizues me nxënësit e shkollave.

Drejtorja rajonale e shërbimit social në Shkodër Valbona Tula tha se një ndërhyrje përmes projekteve të ndryshme që lidhen me punësimin është bërë tek familjet me ndihmë ekonomike pasi mbeten më të rrezikuarat për t’u shfrytëzuar në trafikimin e qënieve njerëzore.

Psikologia e shkollës 9-vjeçare “Skenderbeg” Suela Domnori shprehet se këto aktivitete sensibilizuese ndërgjegjësojnë të rinjtë për të qenë më aktiv në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Aktualisht në qarkun Shkodër janë mbi 180 familje të cilat Komiteti Antitrafik por edhe shërbimi social i ka të targetuara si të mundshme për abuzime të ndryshme që lidhen me trafikimin e qënieve njerëzore, kryesisht në radhët e vajzave dhe djem të rinj si dhe të mitur.