Afrimi i stinës së dimrit ka bërë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ndërmarrë disa masa në zonat malore të rajonit të Shkodrës. Një prej zonave më risk më të lartë për shkak të kushteve të vështira atmosferike është Vermoshi dhe Lëpusha në Malësinë e Madhe. Grupet e OSHEE bënë disa riparime atje për të shmangur defektet e mundshme në vazhdimësi shprehet drejtori rajonal i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka.
Drejtori Zhuka bën të ditur se humbjet në rrjet kanë zbritur në 23% nga 36% që ishin në rrjetin e energjisë elektrike dy vite më parë. Sa i përket abuzuesve drejtori Zhuka thotë thotë se do të ndëshkohen nga ligji.
Bashkë me zonat malore që shfrytëzohen për turizëm edhe gjatë dimrit OSHEE po ndërmerr masat e nevojshme u shpreh drejtori Zhuka edhe për furnizimin me energji elektrikenë qytete dhe njësitë administrative të NënShkodrës .
Comments are closed.