Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rreth 615 milionë euro dëm ekonomik. Në raportin e bërë nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend, kreu i KLSH-së, Arben Shehu tha se në shqyrtimin e buxhetit faktik i vitit 2021, është vënë re që 19 miliardë lekë, apo gati 615 milionë euro janë dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekteve negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime. Shehu ngriti gjithashtu shqetësimin për ndryshimet e hërëpashershme të buxhetit. Kreu i KLSH-së tha se nga auditimet janë konstatuar shkelje të disiplinës si në performancën e administrimit të të ardhurave në zëra të caktuar, ashtu edhe në përdorimin joeficent të fondeve publike.
“Rreth 19 miliardë lekë, apo gati 159 milionë euro llogaritet dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekte negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime. Shpenzime buxhetore të kryera përbëjnë 33.6% të prodhimit të brendshmëm bruto. Defiçiti buxhetor ka rezultuar 85 mijë e 397 ,milionë lekë, është përodrur 71% dhe janë realizuar vetëm 95% të shpenzimeve. Buxheti i vitit 2021 është karakterizuar nga ndryshime të shumta, duke nisr në muajin shkurt dhe duke u mbyllur vetëm një muaj para përfundimit të vitit. Numri i lartë i ndryshimit tregon se buxheti fillestar nuk ka qenë realist dhe kjo gjë lëkund besueshmërinë. KLSH ka konstatuar problematika me koncesionet në shëndetësi lidhur me pagesat e shërbimeve të pakryera duke sjellë një efekt negative për buxhetin e shtetit. Kjo shfaq dhe punën jo sistematike. Të ardhurat nga tatimet dhe nga fondet special nuk janë mbledhur. Ka tejaklim krahasuar me të ardhurat e planifikuara, të ardhurat në tatime dhe dogana janë tejkaluar, TVSH-ja brenda për 1180 milionë lekë nuk është mbledhur. Janë konstatuar shkelje të disiplinës si në performancën e administrimit të të ardhurave në zëra të caktuar, ashtu edhe në përdorimin joeficent të fondeve publike. Përsa i përket fushës së prokurimit publik, ka mangësi të konstatuara në përgatitjen e kontratave, zbatimin e tyre, dorëzimin në kohë të punimeve. Janë gjetur dhe shkelje në tendera. 771 milionë lekë shkelje në buxhetin vendor,”- tha Shehu.
Comments are closed.