Ne fshatin e Zogajve ka nisur puna per ndertimin e nje prej molove pjese e projektit rajonal te prezantuar disa muaj me pare nga fondi shqipetare I zhvillimit qe synonn zhvillimin e lundrimit ne liqenin e shkodres .

Punimet aktualisht jane perqendruar ne sistemin e zones per rreth molos duke perfshire ketu edhe qendren e peshkimit. Projketi parashikon ndertimin tre molove nderkohe krahas tyre pritet qe te nise nga puna edhe rruga e re qe do të jetë 6 metra e gjërë, me korsi biçiklete dhe aksese në zonat e plazhit, ndërsa shmang qendrën e Zogajve, duke mos prishur shtëpi apo objekte të tjera shërbimi.

Përmbyllja e unazës së transportit liqenor me hapjen e pikës doganore të përbashkët Zogaj – Skje, është një tjetër investim qe do te kete ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e kapaciteteve pritëse dhe komunikuese në këto zona .