Një 30-vjeçar është dënuar me 12 javë burgim, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një qen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, Hurstpierpoint, West Sussex, me mbarë opinionin vendas të shokuar nga veprimet e 30-vjeçarit, i cili pranoi në gjyq se donte të bënte seks ne qenin, shkruan Daily Mail.
Kanë qenë kalimtarët ata që kallëzua në polici 30-vjeçarin për aktet e turpshme. Ai ishte veshur si grua ditën që tentoi të përdhunonte qenin, me kalimtarët që janë shprehur të shokuar nga ajo ç’ka panë në rrugë.
Media britanike raporton se qeni u dërgua në një veteriner për kontroll mjekësor, por për fat të mirë nuk është dëmtuar. Pas kontrollit mjekësor qeni iu kthye pronarit./abcnews.al/
Comments are closed.