Disa orë pas të shtënave me armë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, është arrestuar David Kiri, ndërkohë që janë ende në kërkim vëllai i tij Ardian Kiri dhe autori, Kristian Fermosi.
Ishin këta dy të fundit që kanë nisur të konfliktoheshin mbrëmë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, kur aty është afruar vëllai i Ardianit, Davidi i cili ka përplasur lehtë me makinë Fermosin.
Sherri degradoi në përdorimin e armës, pasi Kristian Fermosi nxori armën dhe qëlloi disa herë mbi mjetin ‘Touareg’ të dy vëllezërve, më pas është larguar me shpejtësi.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme ndaj mjetit ‘Touareg’ me targa angleze.
Plumbat devijuan edhe në krahun tjetër të rrugës duke dëmtuar edhe një tjetër automjet të parkuar.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit dhe Ardian Kirit.
Comments are closed.