Ardian Kiri ishte shënjestër e të shtënave me armë në Shkodër pas përplasjes me Kristian Fermosin.

Kiri ka qenë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, por ka qenë edhe më parë  i akuzuar për vrasjen e Marjan Martinit dhe tentativës për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj. Gjykata e ka dënuar Kirin vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.

Policia ka arrestuar David Kirin, të përfshirë në të shënat me armë mbrëmë në Shkodër. Ndërkohë janë shpallur në kërkim Ardian Kiri dhe Kristian Fermosi. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një debati që të tre kanë pasur me njëri-tjetrin.

Gjatë debatit, ishte vëllai i Ardian Kirit, Davidi që mbërriti dhe goditi me makinë Kristian Fermosin. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.