Në ekipet e moshave në Itali ka shumë shqiptarë që janë pjesë e skuadrave U-19 apo U-17, ku pothuajse çdo ekip që garon në kategorinë e parë dhe të dytë të primaverave ka një kuqezi në organikë.
Deri para pak kohësh, Milani ishte i vetmi ekip që nuk kishte një shqiptar, por skautët e “Djallit” kanë afruar mbrojtësin 17-vjeçar Ervin Bashi që ishte pjesë e Pro Patrias dhe ka firmosur për dy vite.
Interesant eshte fakti se Ervini ka lindur ne Itali me 24 korrik 2005, por familja e tij eshte me origjine nga Shkodra. Ato jane shperngulur me pas ne periferi te Krujes dhe me vone ka marre rrugen drejt Italise, megjithate ai e ka ruajtur traditen dhe origjine e tij qe nuk e mohon asnjeher.
Tashme mbetet per t’u pare nese dikush nga Federata Shqiptare e Futbollit do te kujtohet per te shpejtuar dhe per ta bindur te veshe fanellen kuqezi. Perderisa Milani i besoi duke i ofruar edhe kontrate, do te thote se kemi te bejme me nje futbollist me shume te ardhme.
Comments are closed.