Viti I ri shkollor në bashkinë Malësi e Madhe ka nisur me 228 nxënës më pak. Gjovalin Popaj, drejtor I kulturës, arsimit dhe sportit në këtë bashki bën me dije se këto shifra ishin deri diku të pritshme.

Ndërkohë, në kuadër të përgatitjeve për stinën e dimrit, ka nisur puna për shpërndarjen e lëndëve drusore në të gjitha shkollat në territorin e bashkisë Malësi e Madhe.

Në bashkinë Malësi e Madhe janë 37 shkolla të arsimit parauniversitar. Në 13 prej tyre ka përfunduar furnizimi me lëndë drusore, ndërkohë që çdo ditë punohet për furnizimin e shkollave të tjera.