Kryeministri, Edi Rama ka qenë së fundmi në një vizitë disa-ditore në Jerusalem dhe nga aty ai ka folur për hebrenjtë që u strehuan në Shqipëri. Sipas tij asnjë nga ta nuk iu dorëzua nazistëve.

Në fund të fjalës së tij, Rama ka folur për gjyshen e tij, atë të cilën ai e përmend shumë herë, pothuajse në çdo dalje publike.

Sipas Ramës, gjyshja e tij nuk shkoi në universitet, por ishte e mençur sa gjithë shkencëtarët në Shqipëri.

Rama tha:

Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitete, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë.