6 përsona mbeten të plagosur në dy aksidente të ndodhura gjatë 24 oreve të fundit ne rruget e Qarkut të Lezhës. Aksidenti i parë ndodhit pasditen e së dieles në Patok te Kurbinit, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.
Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M. Aksidenti tjeter ndodhi mëngjesin e së hënës në lagjen “Nënë Tereza” te qytetit të Lezhës.
Një grua mbeti e plagosur pasi humbi kontrollin e automjetit në Lezhë dhe u përplas me grilën e një dyqani në anë të rrugës.E plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mesohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Në momentin e ngjarjes, dyqani ishte i mbyllur ndërsa për të dy rastet policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.
Comments are closed.