Vetëm 3 kilometër larg nga Shkodra fshati Hot i Ri i njësisë administrative Rrethina është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse.

Banorët shprehen se problematikat me të cilat ato përballen janë të shumta, duke nisur që nga mungesa e ujit të pijshëm, atij për vaditje, infrastruktura rrugore etj. Në nëntor të vitit 2021 banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave.

Dy prej këtyre projekteve ai I ujit të pijshëm dhe për sistemin vaditës janë miratuar por ende banorët vijojnë që të mos kenë ujë nëpër shtëpitë e tyre. Në këtë fshat nuk është vënë dorë të paktën prej 3 dekadash, ndërkohë banorët apelojnë që pushteti vendor të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve.