Ndërsa qeveria vijon të sfidojë ndërkombëtarët për amnistinë fiskale, tentativat për të futur para në mënyrë të paligjshme në vend janë shtuar.
Një ditë pasi në portin e Durrësit u sekuestruan 522 mijë euro të padeklaruar të cilat kishin hyrë mbërritur me tragetin e linjës Durrës-Bari, sot u mësua për një tjetër sasi eurosh që janë bllokuar pasi ishin të padeklaruara.
Burimet bëjnë me dije se sot janë bllokuar 25 mijë euro të cilat janë gjetur të fshehura në një furgon me pasagjerë, ndërkohë 522 mijë eurot e vendosura në 6 qese kishin hyrë në Shqipëri të fshehura në pjesën e sipërme të një autobusit, pranë kondicionerit.
Agjencitë ligjzbatuese deklaruan se kishin informacion prej një muaji për tentativën e futjes së një shumë të madhe parash ndaj ishin në pritje. Kur autobusi i dyshuar u paraqit në port, ata e kaluan direkt në skaner çka zbuloi gjithçka.
Hetimet po vijojnë për të zbuluar se kujt i përkisnin këto para dhe kush është origjina e parave. Janë arrestuar drejtuesi i mjetit dhe dy ndihmësit e tij.
Shifrat tregojnë se kemi më shumë raste të goditura të tentativës për futjen e parave të mosdeklaruara.
Nga janari në gusht 2022 janë 29 raste të cilat janë goditur nga ana e policisë. Ndërkohë referuar të njëjtës periudhë kur janë goditur 15 raste informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.