Giorgia Meloni, liderja e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet në Itali u betua si kryeministrja e parë italiane të shtunën. Meloni u betua nga presidenti italian Sergio Mattarella në një ceremoni në Pallatin Quirinale në Romë. Ajo kryeson një aleancë të partive të ekstremit të djathtë dhe të qendrës së djathtën dhe do të formojë qeverinë më të djathtë që Italia ka parë në dekada.

Fitorja e Melonit në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar sugjeron se joshja e nacionalizmit mbetet e pandërprerë në Itali por zotimi i saj për ta çuar vendin në një kthesë të fortë nga e djathta ende i lë shumë të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Qeveria e re përbëhet nga një koalicion me dy liderë të tjerë të krahut të djathtë. Njëri është Matteo Salvini, një ish-ministër i brendshëm, i cili u bë ‘fans’ i së djathtës në vitin 2018, kur e zhvendosi partinë e tij, Lidhjen, dikur një parti secesioniste veriore, në një forcë nacionaliste.

24 ministrat e Melonit. gjashtë prej tyre gra, u betuan përkrah saj të shtunën. Tjetri është Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i qendrës së djathtë që mbahet mend gjerësisht për skandalet e tij seksuale “bunga bunga” me vajzat e reja. Të dy burrat kanë shprehur publikisht admirim për presidentin rus Vladimir Putin, gjë që ka ngritur pikëpyetje se cila do të jetë qasja e koalicionit ndaj Rusisë.