Me shume se 98 % e pedagogeve ne Shkoder per te pesten dite radhazi vijojne te jene ne bojkot te procesit mesimor. Sindikata e punonjesve te universitetit “Luigj Gurakuqi” ka vendosur qe te zgjedhe ne cdo fakultet pefaqesuesit e pedagogeve ne menyre qe te referohen problematikat e detajuara te cilat ndryshojne ne varesi te fakulteteve.
Saraci tha se nuk duhet te theksohet vetem paga pasi kerkesat jane te qarta dhe duhen plotesuar te gjitha. Sa I takon rritjes se rroges ajo eshte bere vetem ne masen 7% pasi pjesa tjeter qe kryeministri tha qe kryhet nga universitetet, ne letra ndodhet prej 6 vitesh por asnje universitet nuk ka kapacitete per ta bere nje gje te tille. Ashtu sikurse shume vendime te tjera te cilat kane mbetur vetem ne leter qekur u miratua ligji per arsimin e larte.
Pedagoget mirepresin cdo vendim si per kontroll pasurie ashtu edhe hallkat e tjera, por ne kembim te kesaj thote Saraci komisionet vleresuese duhet te jene te qarta dhe transparente. Pedagoget kerkojne mirekuptimin edhe te qytetareve e vecanerisht te prinderve pasi ky process eshte mbi te gjitha ne favor te proceseve akademike ne universitete.
Comments are closed.