Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj dhune, për asnjë lloj tejkalimi force nga ana e policisë, por bëhet fjalë për një gjë tjetër.

Me gjithatë, unë nuk dua ta them dhe nuk dua t’i futem më thellë sepse dua ta respektoj viktimën. Dhe dalin një tufë hienash për t’i bërë njerëzit të ndjehen akoma më keq, të mendojnë akoma më keq në këtë kohë të zymtë.

Nuk mund të jemi të ndarë nëse ka luftë apo jo, nëse janë ndikuar çmimet apo jo në Shqipëri nga lufta.