Edi Rama, universitetet publike nuk janë prona jote!!
Si çdo fushatë e nisur përherë dhe qarkulluar nga makina propagandistike e tipit sorosian të mashtrimit publik nga Edi Rama që nuk lë rast pa u shfaqur me një gjuhë të ashpër, të rreptë, cinike ,arrogante dhe kërcënues ndaj kujdo që prish qetësinë dhe bezdis oborrin e regjimit!
I drejtohet dhe kërcenon me vetting pedagogët, sikur të ishte pronari i tyre dhe me një sjellje prej një stereotipi të gangsterit tipik ballkanik që i mungon vetëm patllakja në brez, flet si në një skenë teatri me një performancë dramatike për t’u patur zili nga vet aktorët ,me të atillë të vetëndjerë a thua se ky është shpëtimtari dhe veç fal tij ky vend jeton !!!!
Si baba i kombit i drejton gishtin kujdo që ka mendim ndryshe nga ai dhe që kërkon veç të drejtat e tij fondamentale për ti dhënë dinjitet jetës përmes punës së ndershme!
Greva e elitës së kombit është e drejtë ,dinjitoze dhe e ligjshme.Kjo elitë për 9 vite është trajtuar në mënyrën më të keqe nga kjo Qeveri duke mos i dhënë mundësinë për kërkim shkencor,vlerësim të rritjes së pagës, por edhe rritjes së saj sipas titujve shkencorë dhe e orëve suplementare.
Edi Rama një mashtrues skematik i programuar në fakt i dëshmon shqiptarëve se është një burracak e frikacak në panik!!!
Comments are closed.