Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh të fortë për ata që tentojnë që të manipulojnë drejtësinë, me dhurata apo kërcënime.
Në kuadër të 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Kim pohoi se ata që tentojnë të kthejnë Shqipërinë pas, duhet të ndalojnë.
Nga ana tjetër ambasadorja motivoi gjyqtarët dhe prokurorët që të vijojnë të bëjnë detyrën.
“Gjykata Kushtetuese është një gur themeli. Reformat e ndërmarra në 20016 ishin të rëndësishme. Gjykata Kushtetuese e ka zhvilluar punën mbi kriteret që aspirojnë për këtë gjykatë. SHBA është krenare. Që nga procesi i vettingut, deri te zgjedhja e anëtareve. Presim me padurim që gjykata të ketë gjykatës të kualifikuar. Nuk është e lehtë, por është duke bërë progres. Është duke dhënë rezultate. Ata që kundërshtojnë këtë progres, ata të cilët do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën në kohën kur prokurorët dhe gjykatësit mund të kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët shqiptarë nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata, duhet të ndalojnë.
Për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas, kthejeni! Por kjo shkakton vuajtje për njerëzit. Unë ju them; ndalni! Koha për të bërë telefonata, për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga një e shkuar, për të premtuar dhurata, formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni!
Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë.”, tha Yuri Kim.
Comments are closed.