Kryeministri Edi Rama mori pjesë paraditen e sotme në konferencën për  30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se fjalimi i tij nuk do ishte siç e kërkon rasti dhe se nuk do i shmangej kritikave që ai ka për pushtetin gjyqësor.

Në përfundim të fjalës së tij Rama u largua nga konferenca për të mbajtur një fjalim në seancën e sotme plenare, ndërkohë që ambasadorja Kim u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e saj, duke dhënë mesazhe të forta për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi.