Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Gjirokastra se paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

“Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qendrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, gjatë një takimi me operatorët turistikë dhe të hotelerisë.

Më tej, Rama theksoi se çmimi i energjisë në vendin tonë nuk ka ndryshuar, ndërsa ka shtuar se qeveria shqiptare po u bëhet mburojë qytetarëve.

Sipas kreut të qeverisë, ky dimër pritet të jetë më i vështiri që pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak se Europës i janë kufizuar burimet e energjisë.