Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar ka plagosur me thikë dy persona.
Bëhet me dije se autori është një 33-vjeçar shqiptar, i cili plagosi me thikë pronarin e tij 50-vjeçar dhe kolegun.
Mediat e huaja raportojnë se ata ishin në një furrë për të marrë diçka për të ngrënë ku krejt pa pritur shqiptari qëlloi me thikë në qafë, kraharor dhe gjoks shefin dhe kolegun. Dy burra u plagosën rëndë nga goditjet me thikë dhe prerje. Një koleg është ende në rrezik për jetën.
“Akti ka ndodhur papritur”, sqaron një hetues në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, shefi 50-vjeçar i firmës së bojës dhe një koleg 28-vjeçar, të dy kanë rrënjë kosovare dhe nuk dihet se përse shqiptari i ka sulmuar papritur.
Comments are closed.