Rektorja e univeritetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka dalë në mbrojtje të pedagogëve sa i takon kërkesave të tyre për rritjerroge por ka kërkuar që bojkoti të lihet për një ditë tjetër, duke shtuar se nuk do të kishte asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë.

Ndërkohë sa i takon trendit të regjistrimeve, ajo ështëshprehur se ishte njësoj me vitin e kaluar.

“950 studentë të rinj të regjistruar në sistemin bachelor. Të gjitha degët e hapura. Në total janë rreth 5000 studentë.
Trendi i regjistrimeve njësoj si vitin e kaluar.

Jam në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve, shpresoj që të arrijmë aty ku duhet me qeverinë.

Të lëmë një ditë tjetër bojkotin. Nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë, i mbështesim”– u shpreh Golemi.