Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim pronarin e një lokali ku organizoheshin lojëra fati të paligjshme.
Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar “Jackpot”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
– Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll.
Gjithashtu po në ambientet e këtij lokali, shtetasit N. Ll., dhe E. V. u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/
Comments are closed.