Me demokratët e Pukës kemi ndarë shumë beteja. Në çdo përfaqësim timin politik ka qënë kënaqësi bashkëpunimi me ta dhe e tillë ishte edhe kjo mbledhje e kryesisë, tashmë në rolin e drejtuesit politik.
Po kalojmë situata të vështira që vijnë si pasojë e keqqeverisjes, ku shuarja e shpresës po shpopullon bashkitë e qarkut. Me të drejtë siç edhe ma shprehën, shpresën e shohin tek opozita, ku dalja në shesh dhe protestat masive janë instrumenti më i mirë. I garantova se do të jem si gjithmonë krah tyre, duke punuar për të ngjallur shpresën dhe ndryshuar këtë realitet.
Mirënjohës për çdo kontribut të demokratëve të Pukës dhe mbarë qarkut Shkodër e Shqipërisë që dijnë të tregojnë vlerat më të mira.
Me anëtarësinë e kryesisë së PD, dega Fushë Arrëz. Përherë kënaqësi të jesh mes demokratëve, të cilët kanë qënë mbështetja jonë e madhe në çdo betejë.
Diskutimet u fokusuan tek situata e vështirë që po kalon bashkia Fushë Arrëz, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e vendit.
Papunësia, ikja e rinisë nga humbja e shpresës, kriza ekonomike janë shqetësime që i kanë trazuar familjet e Fushë Arrëzit dhe Shqipërisë, prandaj njëzëri ato shprehën gatishmërinë të jenë në mbështetje të proçeseve organizative dhe nismave të Partisë Demokratike. Ajo mbetet rruga e vetme për të frenuar këtë të keqe dhe rikthyer shpresën.
Comments are closed.