Gjykata e Shkodrës ka dhënë ditë ne sotme masën e sigurisë për 16 personat e arrestuar dy ditë më parë, pas zbulimit të një shtëpie kanabisi në Shkodër.
“Shtëpia e barit” ishte ngritur në banesën në pronësi të Roland gjonit, i cili së bashku me vëllain e tij, Pjetër Gjoni, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Vëllezërit kishin përfshirë të gjithë familjen e tyre në këtë veprimtari të paligjshme, nga babain, nëna dhe dy vëllezërit e tjerë, një ri prej të cilëve është në kërkim.
Për kryefamiljarin Zef Gjoni dhe djalin e tij, Elvis, gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie”, ndërsa për bashkëshorten Antoneta masën “Detyrim paraqitje”.
E njëjta masë u vendos dhe për 10 gratë të cilat ishin punësuar aty. Në dalje nga gjykata pas seancës, një prej avokatëve të tyre deklaroi se ato ishin mashtruar dhe mendonin se do patronin sherebelë, pa e ditur se puna e tyre ishte e jashtëligjshme.
Punëtoret nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza që u arrestuan në flagrancë ishin punësuar nga 42-vjeçarja Danjela Hasani, e dënuar dhe 3 herë të tjera po për këtë veprimtari kriminale. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin në Shkodër. Gjatë operacionit të koduar ‘Qarku’, forcat blu kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.
Comments are closed.