Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Thumanë, pranë Fushë Mamurrasit.

Policia ka njoftuar se dy mjete, njëri prej të cilëve Fuoristradë janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe për pasojë një 50-vjeçare ka mbetur e lënduar. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.