Universiteti i Shkodrës bëhet gati për të pritur studentët në vitin akademik 2022-2023. Ndryshe nga vitet e kaluara nuk rrezikohet te mbyllet asnjë degë.
“Të hënën hapen të gjitha degët dhe jemi të kënaqur me regjistrimet sepse nuk rrezikon asnjë degë që të mbyllet. Për herë të parë këtë vit është hap master profesional për mësues muzike dhe të artit pamor. Master në trashëgimi dhe master për specialist i lartë elektrik”, bëri të ditur për Report TV, rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi.
Ajo nuk preferon të komentoje protestën e pedagogëve në Tiranë: “Këtu në Shkodër pedagogët janë të gatshëm për të nisjen e procesit mësimor. Paralelisht me mësimin do të vazhdojnë regjsitrimet e fazës së tretë në bachelor e master”
Comments are closed.