Shtëpitë e barit janë kthyer në një trend në fjalorin e përditshëm të Tiranës, jo vetëm të politikës por edhe të të rinjve shqiptarë. A2 CNN ka shkuar në Angli, për të treguar nga afër peripecitë e të rinjve shqiptar të cilët përfundojnë në punë të tilla të jashtëligjshme, vetëm e vetëm për një të ardhme më të mirë. Të thuash që të rinjtë largohen nga Shqipëria ke thënë një fakt, por po aq i vërtetë është edhe fakti që dëshira e tyre më e madhe është emigrimi në Angli vitet e fundit. Jo si vendi i mundësive të mëdha profesionale apo akademike, por vendi ku mund të pasurohesh shpejt. Ky është marketingu që grupet kriminale i kanë bërë Britanisë së Madhe, si vendi ku krimi të pasuron.
Për të vajtur ilegalisht në Angli, ndër vite janë përdorur disa mënyra nga emigrantët e Shqipërisë. Që nga dokumentet false të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, deklarimi si qytetar i Kosovës, më pas erdhi “kamioni”, që për disa vite konsiderohej më i suksesshmi dhe së fundmi është gjetur metoda me koston më të ulët, kalimi i kanalit të La Manshit me gomone. Por si çdo gjë me kosto të ulët, rreziqet që merren për sipër janë më të mëdha, rreziqe që shkojnë deri në humbje jete. Por si arrijnë të rinjtë shqiptarë të gjejnë një vend në gomone?
Comments are closed.