Amanet fëmijët”, këto kanë qenë fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri.
Bëhet me dije se Mjeshtri këto fjalë u tha vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas u vetëvra.
Këtë gjë e ka thënë vetë i vëllai, Besnik Mjeshtri në një rrëfim për mediat, një ditë pas masakrës së ndodhur në Klos. Besnik Mjeshtri tha se i vëllai kishte vrarë veten ndërkohë që fliste me të në telefon.
“Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni.
Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur…Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin… E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë…
I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët…Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri…
Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur,”- u shpreh Besnik Mjeshtri.
Comments are closed.