Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave për pagat e Punonjësve të Policisë së Shtetit. Nga muaji tetor, pagat e punonjësve të policisë do të jenë më të larta dhe do të ndahen përmes gradave.
Report Tv shkruan se vendimi parashikon rritjen me 7500 lekë të reja për çdo punonjës bazë, ndërsa grada Inspektor pëson një rritje nga 57.500 deri në 62.680. Grada nënkomisar ka një rritje me 70.000 lekë ndërsa paga e komisarit shkon në 77 mijë lekë.
Rritja prek edhe gradat Kryekomisar dhe drejtues i parë, respektikisht me 87 mijë lekë dhe 99 mijë lekë. Paga e drejtuesve madhor përllogaritet tashmë në 125 mijë lekë./Dosja.al
Comments are closed.