Të bardhë apo të zezë? Sipas ekspertëve kjo bukë është më e shëndetshmja

Kur bëhet fjalë për bukën gjthmonë jemi në dilemë nëse duhet ta konsumojmë të bardhë apo të zezë, për shkak se i frikësohemi faktit se mos shtojmë ndonjë kilogram.

“Ekziston nocioni se një bukë është më e mirë se të tjerat. Buka e prodhuar në furrë shihet si e “keqe”, ndërsa ajo e bërë në shtëpi si e “mirë”.

Ne kemi zbuluar se ashtu si çdo ushqim tjetër, reagimi i organizmit ndaj bukës është krejtësisht personal.

Ky efekt i personalizuar është për çdo lloj ushqimi. Nuk ka asnjë ushqim të mirë, të keq apo super ushqim.”, ka rrëfyer Dr.Evan Elinav nga Instituti Shkencor Weizmann në Izrael. Në studim u përfshinë 40 persona, tek të cilët u testuan lloje të ndryshme të bukës.

Shkencëtarët monitoruan nivelet e sheqerit në gjak çdo 5 minuta për të parë reagimin e trupit të tyre për disa javë.

Individët te dy grupet patën rritje të sheqerit në gjak pas konsumit të njërës apo tjetrës bukë, ndërsa efekti i tyre në peshë ishte thuajse i njëjtë tek të dyja grupet.

Kjo, thotë dr. Elinav, mbështet idenë që “përcaktuesi kryesor në mënyrën sesi organizmi reagon ndaj ushqimeve është bakteri i zorrës”. Sipas dr. Elinav, duke krijuar një dietë të veçantë për çdo person, bazuar tek bakteri në zorrë, mund të “normalizohen” nivelet e sheqerit në gjak.