Pak ditë më parë Fatjon Murati, Endrit Dokle dhe Gentian Reçi u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë pasi që prej korrikut Murati ishte i shpallur në kërkim.

Më 13 korrik, policia gjeti gjurmët e tij në një pistoletë të sekuestruar dhe ai u akuzua për posedimin e një arsenali armësh në Tiranë.

I pyetur në lidhje me këtë rast, Murati ka deklaruar se armët e sekuestruara nuk janë të tijat dhe se nuk ka lidhje me to. Ai ka shtuar se me të arrestuarin Kristjan Gjini ka njohje dhe se para pak kohësh i ka marrë një makinë borxh.

“…armët nuk janë të miat dhe s’kam asnjë lidhje me to. Jam i paqartë se në çfarë rrethana është ndodhur gjurma ime e gishtit në një prej kutive, ku mbahej pistoleta, por jam i bindur se gjithçka është aksidentale. Unë kam njohje me të arrestuarin Kristjan Gjini, dhe para disa kohësh këtij personi ja kam marrë borxh makinën. Makinën në pjesën e pasme të saj, e kam pastruar duke hequr disa kuti letre, por pa e ditur se çfarë kishte brenda tyre. Besoj shumë, se ky ka qenë momenti ku mund të kem lënë shenjën e gishtit në kutinë e gjendur në banesën e Kristjan Gjinit…