Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë me bindje se nuk i tremben aspak aleancës së Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Në 2021 nuk ishin të gjithë bashkë? Bashkë ishin. Saliu, Iliri bashkë kanë qenë gjithmonë dhe kur Iliri ka qenë me ne. nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu. PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që do të jenë boshti i aleancës sonë. Ne do ta ruajmë këtë aleancë. Një prej politikave që duan apo sduan kundërshtarët është një prje qëndrimeve më të njehsuara me atë që përfaqëson PS, politika për energjinë elektrike.
Sot, cdo familje shqiptare, sheh që Shqipëria është ndër vendet e pakta, në mos i vetmi që nuk ka ndryshuar cmimin e energjisë elektrike për abonentët dhe familje që janë më në nevojë. Sot përfitojnë të gjithë. Mafton të shihni 6 marsin. Shpresoj që qytetarët e Shkodrës të kuptojnë që nuk ishte zgjedhja më e mirë”, tha Balla.
Teksa tha se PS do të synojë fitoren dhe në Shkodër, nuk bëri asnjë koment rreth një aleance të mundshme me Tom Doshin, i cili ditët e fundit është parë duke dalë nga mjediset e Kryeministrisë.
“PS ka aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Ne do të vijojmë të bashkëqeverisim vetëm me njerëzit e thjesht e të zakonshëm. Sot në mbledhjen e grupit parlamentar folëm dhe për buxhetin e shtetit. Besoj që kësaj jave, buxheti i shtetit të vijë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.
Comments are closed.