Pas kërcënimit të Olta Xhaçkës, hakerat iranianë janë përgjigjur me një listë tjetër të dhënash. Së fundmi, ata kanë publikuar me foto dhe me emra punonjësit e policisë së shtetit.

Në kanalin e tyre në “Telegram”-it, “Homeland Justice”, aty ku kanë publikuar edhe materiale të mëparshme, kanë bërë publike sot lista të pretenduara të efektivëve të Policisë së Shtetit. Listat kanë foto, emrin, mbiemrin, atësinë, datëlindjen, vendlindja dhe ID, njësoj si lista e dyshuar MEMEX.

Gjithashtu hakerat kanë bërë edhe kërcënimin e radhës:

Mbase këta këtu janë objektivat e radhës, – shkruajnë ata.

Disa ditë më parë, policia e Shtetit mohoi që të dhënat të jenë nga sistemi MEMEX duke thënë se gjithçka po hetohet, por nuk dihet se çfarë do të thonë për këtë listë.