Islamologia Ikballe Huduti pak kohë më parë ka deklaruar publikisht në një emision televiziv se në fenë Islame martesat e përkohshme janë të lejuara.

Më tej ajo shtoi se bashkëshortit të saj, ajo vetë i kishte gjetur edhe dy gra, një mjeke në Gjakovë dhe një ekonomiste të divorcuar me një fëmijë.

Ajo ka thënë se burri i saj i meriton dy gra, por burrat e sotëm nuk i meritojnë gratë në përgjithësi.

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë.

Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri.

Kjo doktoresha, ka pasë një martesë të shkurtër nja 7-8 muaj dhe e pashë që është e mërzitur, mirëpo grua tepër inteligjente.

Unë shumë e zënë, e burrin e kam që jo një grua, jo vetëm mua që më meriton, por i meriton edhe dy gra tjera. Por, burrat e sotshëm, besoni se nuk i meritojnë as qato gra”,-është shprehur Huduti.

Ajo më pas ka zbuluar se i shoqi ka patur njëherë një martesë të përkohshme 2-vjeçare kur ajo ishte larguar për 2 muaj.

“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa nikah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtuar edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”,-ka deklaruar ajo ndër të tjera.