Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma teksa komentonte situatën politike në vend dhe zhvillimet brenda partisë u ndal dhe te ish-kryetari i saj Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, deputetja Duma tha se kanë pasur gjithnjë dyshime se Basha ishte i shitur dhe pjesë e pazareve.

“Dyshimi, ishte apo s’ishte i shitur, ishte në pazar kryetari formal apo nuk ishte në pazar. Ky dyshim qëndroi sepse kishte disa gjëra që logjikisht nuk përgjigjeshin. Pse nuk propozuam emra për Reformën në Drejtësi. Pse nuk morëm pjesë në Reformën Territoriale. Jam kam thënë atëherë që ka rënë miti i rotacionit.”- u shpreh Duma.

Më tej ajo vijoi duke thënë se në momentin që kaluan tetë vite dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Basha nuk pati asnjë rezultat, nuk mund ti bëjë njerëzit të mendojnë se ai mund tja dilte me një mandat të tretë.

“Kur ra 8 vjetëshi, të luash me mitet, do të thotë që ti duhet të bësh namin e strategjisë që ti besojnë njerëzit se në mandatin e tretë do ja dalësh kur nuk ia dole në rotacionin historik. Një nga gjërat që demokratët kanë ndjerë, është që ne do luftojmë 100 për qind por për një njeri që mendojmë 100 për qind që s’na shet.”-përfundoi Duma.