Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është i lartë në qarkun e Shkodrës. Në 6 muajt e fundit, nga 723 kontrolle me mamografi, 79 janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Thënë ndryshe 1 në 9 gra të depistuara rezulton me kancer gjirit.
“Është shifër e lartë, na bën të reflektojmë. Është një thirrje për gratë që të mos hezitojnë për tu ekzaminuar”, tha Suida Kuka Drejtore Rajonale OSHKSH.
Muaji tetor i çdo viti, është periudha e sensibilizimit, por edhe e kontrollit për kancerin e gjirit tek gratë, ndaj drejtoresha e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër bën apel për kontrolle të vazhdueshme sidomos për gratë e moshës 45 vjeç e lart.
“Në Shkodër kemi dy qendra ku kryhen vizita dhe mamografi , pranë spitalit rajonal dhe pranë klinikës së specialitetit. U bëjmë thirrje grave e vajzave të paraqiten, sidomos 45 vjeç e lart pasi kanë pozivitetin më të lartë”, tha Kuka.
Nga data 12 tetor në rajonin e Veriut do të ketë dhe mamografi të lëvizshme për depistimin në zonat malore.
Comments are closed.