Shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Indrit Dokle. Ka pasur dyshime se ai qarkullonte në mjetin e tij me persona që kanë precedentë penale. Ndaj dhe është marrë për verifikim. F.M. është personi që po kërkohej nga Policia, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij. Policia nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. Por deri më tani është bërë me dije se po merret në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit.
Një prej personazheve më të rëndësishëm të bandës së Durrësit, Indrit (Endrit/Diti) Dokle është liruar me shumë bujë nga burgu më 14 janar të vitit 2020. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, ajo që mori vendimin, të cilin e arsyetoi me raportet e mira që ishin nisur nga Drejtoria e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, por dhe se ai ishte penduar dhe tashmë i duhej të kujdeses për të atin që e kishte sëmurë. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë por koha e dënimit, i është ulur me 25 vite.
Së fundmi, emri i tij është përmendur sërish, por kësaj here për zhdukjen e Ervis Martinajt. Për zhdukjen e biznesmenit të Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 9 gushtit.
Indrit Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që ‘zbërtheu’ vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të ‘kokës’ së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit. Kjo dëshmi bëri që Martinaj të futej në listën e të shumëkërkuarve nga operacioni “Plumbi i artë”, por pas muajsh kontrolle, familja e denoncoi të zhdukur.
Comments are closed.