Nga emisioni VETTING:

“E kam pirë në fillim ma kanë sugjeruar disa shokë pastaj jam marrë me shpërndarje me gjëra. E porosisin të tjerët dhe transportin. E mbaj mend shumë turbullt në lagje me çunat se dija ca ishte, më pëlqeu edhe e kam pirë vazhdimisht pastaj. Më thanë shokët që është kënaqësi, pije se të bën mirë edhe kështu gjërash. Gjithmonë kam pirë vetëm hashash, me të jam marrë. Ma kanë shpjeguar si një super adrenalinë, më kanë thënë të bën mirë nuk të dëmton. Më pas vazhduan duke u shtuar dozat edhe nuk na dilnin lekët, pastaj edhe filluam duke e shitur dhe duke gjetur shoqëri, duke ja shitur shokëve edhe të huajve ju kemi shitur shumë, ku të gjenim pastaj”

Nuk është kjo rruga e jeta që do të donte ky 20-vjeçar e aq më pak ajo që do familja për të ardhmen e tij. Prindërit nuk e dinë se ai është konsumator dhe shpërndarës hashashi, ndërsa mësuesit e dinë. 20-vjeçari shprehet se babai i tij nuk e di që ai është konsumator hashashi, pasi është gjithë kohës në punë: “Kam shkuar shumë herë në klasë me hashash edhe e kam pirë tek cepi i shkollës. Ka pasur raste që na kanë kapur mësuesit, policia më rrallë por mësuesit shumë herë. Na kanë thënë që mos e pini, por tani ne jemi në botën tonë. Raportin me familjen e kam normal, babi shkon në punë edhe mami, motra shkon në shkollë ndërsa unë rri rrugëve. Marrëdhëniet i kemi të mira, familja nuk e di se unë bëj këtë gjë as nuk ka për ta marrë vesh ndonjëherë, mami më ka zënë bishta cigaresh por i kemi sqaruar gjërat, ndërsa babi nuk e di sepse në rast se babi do e merrte vesh ne marrim fund, as punë as asgjë më mbyll në shtëpi”.

Kështu nis rruga e krimit për shumicën e të rinjve që janë tashmë kontigjent i grupeve kriminale nëpër rrugët e Shqipërisë dhe përtej kufijve të saj.

Sipas gazetarit Artan Hoxha rastet e të rinjve të përfshirë në organizatat kriminale janë të shumta: “Rastet janë jo me dhjetëra apo me qindra por me mijëra të rinjve që e kanë nisur nga një rrethanë e caktuar, nga një njohje e gabuar apo nga një miqësi e gabuar, nga një ngjarje e padëshiruar jetën e tyre dhe padashur jeta e tyre ka marrë një drejtim të caktuar dhe pastaj nuk kanë pasur më mundësin ta kthejnë”

Gazetari Artan Hoxha shprehet se Shqipëria është një shkollë për kultivuesit e kanabisit, të cilët janë më të preferuarit nga kultivuesit europianë: “Pjesa dërrmuese e grupeve kriminale sidomos atyre që merret me kultivimin e kanabisit gjë të cilën nuk e bëjnë më vetëm në Shqipëri për të mos thënë se pjesën dërmuese e bëjnë jashtë territorit të Shqipërisë, në Britani, në Francë më tepër në Spanjë, në Itali, në Greqi. Shqiptarët mund të kultivojnë kanabis gjithandej sepse çerdhen, kopshtin dhe filloren e bën në Shqipëri. E nisëm me lumen e Vlorës dhe me Lazaratin kaluan në pjesën tjetër të Shqipërisë dhe sot ata janë specialistët më të mirë për kultivimin e kanabisit prandaj çdo kultivues kanabisi në Europë sa merr vesh që je nga Shqipëria dhe e di që ti je marrë me kultivimin e kanabisit ai e di që ti je marrë me kultivimin e kanabisit e di që ti je i zoti që ti japësh një prodhim cilësor dhe një prodhim me rendiment të lartë”.

Edhe pse mund të arrestohen e të dënohen, kur dalin nga burgu sërish mendojnë si ti kthehen aktivitetit kriminal duke modifikuar të dhënat personale.

Gazetari Artan Hoxha tregon historinë e dy të rinjve të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, të cilët i ka takuar në Madrid: Në udhëtimin e fundit që kisha duke u kthyer për Shqipëri, tranzitin e kisha në Madrid. Për fat të keq mes njerëzish që takova ishin disa të rinj. Dy prej tyre sa kishin dal nga burgu, kishin qenë në këto sipërmarrjet e mëdhaja të kultivimit të kanabisit, i kishte arrestuar policia në Spanjë. Dënimi në Spanjë për kultivimin e kanabisit janë minimale krahasuar me ato në Shqipëri por sigurisht ata të rinj kanë njollosur emrin e tyre. Janë dënuar, kanë hyrë tashmë në skedarët e policisë kanë marrë një dënim për të mos hyrë në vendet e BE-së legalisht dalloheshin qartë se kanë dal nga burgu, ishin me një pamje jo normale të vrarë të lodhur. Kishin qenë në burg ku s’dinin as gjuhë po ktheheshin në Shqipëri vetëm për të marrë veten dhe për ti parë familjarët edhe po ktheheshin për të gjetur një mënyrë tjetër se si tashmë sepse ata kishin ikur legalisht në Spanjë se si në mënyrë të paligjshme duhet të ktheheshin për të vazhduar aktivitetin e tyre dhe ke të bësh me të rinj të cilët autoritetet tona nuk e dinë se çfarë ndodh me to”.

Nëse një grup kriminal në Spanjë, Britani apo diku tjetër nis projektin për ndërtimin e një shpie kanabisi, do të kërkojë të gjejë një ekspert shqiptar të kultivimit të kësaj bime. Në sytë e botës së krimit, ata janë kthyer në agronomët më të mirë të kultivimit të kësaj bime vrastare.

Dashur pa dashur ne e kemi kthyer këtë vend sot në një vend që përgatit çdo dit lëndën e parë për krimin e organizuar pra ne po shkollojmë ashtu siç shkollojmë infermierët, ndihmës mjeket apo mjeket për në Gjermani dashur pa dashur po bëjmë të njëjtën gjë për botën e krimit të organizuar dhe ky fenomen është vazhdimisht në rritje. Nëse do të bëjmë një vëzhgim në aeroportet hyrëse dhe dalëse në territoret e Shqipërisë do shikohet se mosha mesatare e atyre që lëvizin nga Shqipëria drejt BE-së është ulur si asnjëherë tjetër. Janë pikërisht këto mosha që joshen që tek dera e gjimnazit aq më tepër që ke të bësh me të rinj që vijnë nga zona rurale qoftë jugu i Shqipërisë të cilët ata e kanë kultivuar kanabisin të cilët ata e kanë mësuar se si është cikli i kanabisit se si duhet të sillesh me bimën, se si duhet ta plerosh, se si duhet ta kontrollosh, se kur duhet ta koresh, pra ata janë bërë një lloj agronomi. Janë bërë zakonisht të domosdoshëm për vet trafikantët”, tha gazetari i ABC, Artan Hoxha.