Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar sot në emisionin “Kjo Javë”, primaret e Partisë Demokratike. Meta u shpreh se ato janë perfekte, por shtoi se është e nevojshme nxjerrja e emrave të kandidatëve për bashkinë e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.
Më tej Meta tha se vë re se Rama po përgatit një kurth të ri, duke përdorur diskutimin për Reformën Territoriale për ta mbajtur zvarrë këtë proces, duke shtuar se është përgjegjësi e lidershpit të PD organizmi sa më i shpejt i primareve.
“Primaret janë perfekte, por përgjegjësia për kualitetin u mbetet atyre që kanë marrë përsipër të organizojnë primaret, pra nuk mund t’u mbetet qytetarëve. Kërkohet shpejtësi dhe transparence sepse do ketë përpjekje nga Rama për krijimin e incidenteve të paqena… është përgjegjësi e lidershpit të PD organizmi sa më i shpejt për këto primare. Opozita është në kushte shumë të favorshme se në 6 Mars, nga PL ka vendosmëri për të ndëshkuar kryebashkiakët e Rilindjes dhe për të mbështetur kandidatët e PD, është detyrë e PD për ta zgjidh këtë, vërej dhe një kurth të Ramës, gjoja diskutimi për Reformën Territoriale, por është mënyrë për ta mbajtur zvarrë këtë proces. Kandidatët për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin duhet të dihen sa më parë”, tha Meta për New24.
Comments are closed.