Në emisionin “Rudina” në tv Klan është folur sot për vendlindjen dhe kujtimet më të bukura që të ftuarit kanë.
Një nder ta ka qenë edhe Gentjan Zenelaj i cili ka zbuluar për herë të parë se kur jetonte në Lezhë ai ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.
Gentjan Zenelaj: Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendvarrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat vijnë që lidhen me fëmijërinë tënde.
Rudina Magjistari: Imazhi i parë, kur ty të përmendet Lezha.
Gentjan Zenelaj: Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme. Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë./ Tv Klan
Comments are closed.