Mediat ditën e djeshme patën kryefjalë të tyre një foto, që dyshohet të jetë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj dhe të dashurës së tij.

Fotoja, ku Martinaj puthej në buzë me bukuroshen brune u shpërnda në rrjetin social të vajzës, e cila u bë e njohur për publikun me inicialet E.P..

“Gëzuar ditëlindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgojë lutjet e mia çdo natë!”, ishte mbishkrimi që shoqëronte foton.

Por, kush është brunja misterioze që i uroi ditëlindjen me foton pikante “Mbretit” të kumarit në 40-vjetorin e tij?

Mësohet se ajo është Eva Pasha, një ish-pjesëmarrëse në Miss Universe. Fotoja është postuar në rrjetet e saj sociale dhe më pas është fshirë.

Megjithatë ende nuk dihet me siguri nëse bëhet fjalë për të.