Vendi jonë ditën e sotme paraqitet me kthjellme dhe vranësira kalimtare. Vranësirat janë më të dukshme në veri dhe pjesërisht në zonat lindore, ndërsa zonat jugore do të paraqiten kryesisht të kthjellëta.
Temperaturat sot shënojnë një rritje të lehtë, megjithatë në zonat malore temperatura minimale është 8-9 gradë. Në shtrirjen perëndimore nga 18 në vijën bregdetare deri 15-16 në brendësi të territorit. Pasdite pritet që vranësirat të jenë të dendura.
Mbetemi në kushtet e motit stabël deri ditën e hënë. Kthjellimet do të jenë mbizotëruese ditën e parë të javës së ardhshme. Vranësirat vijojn të shtohen ditën e martë ku fillojnë edhe reshjet e pakta dhe të izoluara të shiut, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Ka një rritje të lehtë dhe graduale të temperaturave në orët e mëngjesit. Ndërsa në mesditë nga 28 gradë celcius, dita e diel dhe e hëna ka një rënie me 2 gradë gjatë ditës së martë.
Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia, të treja këto vende paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Vranësirat janë më të fokusuara kryesisht në Malin e Zi, shumë më pak në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Comments are closed.