Partizani ka fituar 1-2 me përmbysje me Vllazninë në Shkodër. Sfida e javës së shtatë në Superligë ka dhuruar tre gola, teksa “Demat” e Colella kanë përmbysur golin e Hoxhaj që u shënua në minutën e 38. Me pjesën e parë që u mbyll në avantazh të vendasve, trajneri Colella ka nxjerrë në sulm të tijtë në 45 minutat e dyta.

Do duhej minuta e 66 që një ish si Da Silva të barazonte gjithçka, ndërsa Skuka në minutën e 86 bëri që të kuqtë të dilnin me tri pikë të plota, duke u renditur në krye të Superligës me 15 pikë, tre më shumë se Tirana dhe Erzeni.

Nga ana tjetër, Vllaznia e Josës qëndron në vendin e pestë me 10 pikë. Me fitoren e sotme, Partizani ia doli që pas tri vitesh të dalë me pikë të plota nga “Loro Boriçi”