Ballkani i Ilir Dajës ka arritur sot një tjetër rezultat që hyn në historinë e futbollit kosovar e atij europian. Kampioni i Kosovës ia doli që të mposhte Sivaspor në fushën e këtij të fundit me rezultatin 4-3 për Conference League, duke shënuar fitoren e parë në histori të një skuadre kosovare në grupet e një kompeticioni europian.
Kosovarët u goditën që në sekondat e parë të ndeshjes nga vendasit, por me një lojë sulmuese ditën të kthenin rezultatin e sfidës në 2-1 falë Thaqit e Potokut dhe iu afruan disa herë golit të tretë të cilin e gjetën në pjesën e dytë me anë të Korenicës.
Vendasit u hodhën në kërkim të barazimit dhe me pak fat, ia dolën të shënonin fillimisht me Jesilurt e pastaj me Jatabare, kur regjistrohej minuta e parë shtesë e takimit. Por këtë herë shtesa do t’i sillte fat kosovarëve, të cilët me anë të Krasniqit, pas një kundërsulmi të shpejtë, shënuan golin e katërt dhe siguruan një fitore që do të kujtohet gjatë për futbollin kosovar.
Comments are closed.