Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e pedagogëve përballë Universitetit Politeknik të Tiranës. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka publikuar thirrjen për mbështetjen e protestës.

Ata bëjnë thirrje për bashkim për të vijuar misionin deri në fund, në mënyrë që profesioni i pedagogut të bëhet i mirëpaguar. Më tej, në njoftim theksohet se kërkesa e tyre lidhet më shumë me vlerën e punës se me vlerën monetare.

THIRRJA E PLOTË:

Të dashur kolegë të IAL-ve publike!

Të dashur Profesorë të IAL-ve publike! Të dashur pedagogë të rinj të IAL-ve publike! Të dashur punonjës ndihmës akademikë dhe administrativ të IAL-ve publike! Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik. Të gjithë profesorët që dëshirojnë që studentët nesër të vazhdojnë misionin e tyre, sot duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar.

Në datën 5 Tetor, ora 11:00, le të bëhemi të gjithë bashkë për të demonstruar se misioni ynë i përbashkët akademik nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Do na duhet të jemi të gjithë bashkë, jo thjesht për kërkesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Nuk po kërkojmë thjesht rritje të pagave, pasi vlera e punës tonë do të jetë gjithmonë më shumë se çdo vlerë monetare.

Misioni ynë akademik nuk ka njësi matëse! Ju bëjmë me dije se do të qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime në vlerësim të dinjitetit profesional, që ka për qëllim t’i shërbejë vetëm të mirës publike,
larg interesit të politikës së ditës.Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës. Le ta bëjmë këtë godinë Simbolin e Qëndresës Akademike!Të nderuar drejtues të IAL-ve publike!Lutemi të qëndroni në lartësinë e detyrës/funksionit tuaj akademik, duke mos penguar apointimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit.Note: Në vëmendjen tonë është mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë. Nëanën tonë kemi vetëm të drejtën dhe ligjin. Sipas nenin 197, pika 4, të Kodit të Punës“Ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cënim ose diskriminim ndaj punëmarrësve për shkak të pjesëmarrjes apo jo në grevë”